U zhvesh për revistën amerikane, Georgina Rodriguez rrëfen jetën me Ronaldon dhe fëmijët, thekson ‘kthesat’ e saj!

U zhvesh për revistën amerikane, Georgina Rodriguez…

Georgina Rodriguez partnerja e Kristiano Ronaldos është rrëfyer për revistën prestigjioze amerikane, “Sportweek”, teksa ka treguar për jetën e saj, marrëdhënien me bashkëshortin si dhe për fëmijët e saj. Gjithashtu modelja dhe influencoja është zhveshur për kopertinën e revistës, teksa tregonte trupin e saj seksi me bikini të zeza.

Georgina Rodriguez:

Unë nuk jam e fiksuar për të qenë e dobët. Unë ndjek një dietë të mirë dhe të shëndetshme ushqimore.

Gjithashtu, Rodriguez foli edhe për dashurinë me Kristianon si dhe për jetën e saj me fëmijët.

Partnerja e Kristiano Ronaldos:

Familja ime është përparësia ime. Fëmijët e mi dhe burri im janë të parët. Unë kujdesem shumë për ta dhe me ta ndihem e plotë dhe plot dashuri.

Bukuroshja spanjolle zbuloi gjithashtu edhe cilësitë e sulmuesit të Juventusit, duke theksuar burimin e lumturisë së tyre.

Rodriguez:

Kam mësuar shumë prej tij. Ai më ndihmon, më mëson dhe më motivon. Unë jam reflektimi i atij që shihni. Pra, edhe pse isha një grua e shëndetshme dhe sportive, sot falë tij ndihem edhe më mirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit