U zunë për një karrige, kush janë mësueset e “Çajupit” që 'edukojnë' brezat e rinj

U zunë për një karrige, kush janë…

Dy mësuese u konfliktuan ditën e djeshme në Tiranë, konflikt i cili degradoi më pas në një shërr masiv ku pati edhe të shtëna me armë. Mësueset japin mësim në gjimnazin Çajupi dhe edukojnë brezat e rinj.

Mësuesja e historisë në Domenika Toptani 53 vjeç ishte pjesë e sherrit. Ajo u përlesh me mësuesen e Letërsisë  po në këtë shkollë, Elida Qenamin 46 vjeç, për një tavolinë në lokalin ku ishin ulur. Të dyja mësueset janë pezulluar nga detyra.

Në sherrin masiv u përfshin 6 persona dhe gjithashtu pati të plagosur.

U përfshinë edhe të afërmit e tyre, të cilët përdorën karriget e lokalit duke gjuajtur njëri tjetrin dhe armë.

Policia arrestoi Faja 39 vjeç, i cili qëlloi me armë në ajër, Elton Kasaj 30 vjeç, Enrik Qenami 41 vjeç, të afërm të mësueses së letërsisë Elida Qenami dhe  Enea Kovaçi, 32 vjeç  Ndriçim Qefalija 43 vjeç, Laert  Duro 41 vjeç dhe është shpallur në kërkim Alvaro Toptani 27 vjeç, të afërmit e mësueses së Historisë, Domenika Toptani.

Mësohet se shkak për këtë sherr është bërë një debat që dy mësueset kanë pasur me njëra tjetrën  brenda shkollës dhe që më pas degradoi në dhunë fizikë në lokal.

Ngjarja bëri një bujë të madhe për faktin që ato ishin mësuese dhe supozohet që të edukojnë brezat e jo t’i japin shembuj të tillë. Në media dëgjohet shpesh për sherre mes të rinjve dhe faji u vendoset familjeve apo vet atyre, por duket se dhe shkollat janë një ambient jo i sigurt për adoleshentët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit