Uau! Jemi të gjashtët në botë dhe të dytët në Europë në prodhimin e kësaj bime...

Uau! Jemi të gjashtët në botë dhe…

Më në fund kemi diçka për të cilën mund të “krenohemi” ose të paktën të krahasohemi me shtetet më të fuqishme… Është prodhimi i kanabisit!

Shqipëria dhe Holanda renditen dy shtetet kryesore në Europë, që përmenden më shpesh për periudhën 2014-2018, si shtete të origjinës, nisjes dhe tranzitit të barit të kanabisit.

Konkluzioni jepet në “Raportin Global të Drogave të UNODC” (United Nations Office on Drugs and Crime) për vitin 2020, një publikim i Kombeve të Bashkuara, i cili është publikuar sot nga “Monitor.al”.

Rekordi i prodhimit të kanabisit për Shqipërinë vijon të mbetet viti 2016, i matur indirekt përmes rrënjëve të asgjësuara, që arritën në 2.5 milionë.

Sipas raportit, analiza e të dhënave direkte dhe indirekte për periudhën 2010–2018 tregon për një sërë vendesh që ka të ngjarë të kenë kultivim domethënës të kanabisit, në raport me shtete të tjera në të njëjtin rajon dhe nënrajon.

Për Europën Juglindore, sërish përmendet vetëm Shqipëria. Ndërsa në Europën Perëndimore, përmenden Holanda, Italia, Mbretëria e Bashkuar (plus Irlandën e Veriut), Spanja dhe Belgjika.

Ndërsa për vajin e kanabisit (substanca që nxirret pas presimit të kanabisit), Shqipëria renditet e gjashta në botë për të njëjtën periudhë.

Kjo, sipas një grafiku të publikuar në raport, që rendit “Shtetet kryesore të origjinës së rrëshirës së kanabisit, sipas raportimeve nga shtetet anëtare, 2014-2018” (shiko grafikun në fund).

Shqipëria renditet pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit dhe Iranit, ndërsa është para Holandës dhe Spanjës.

Kjo renditje, është bazuar numrin e rasteve të përmendura në një pyetësor vjetor që UNODC ka bërë me 68 vende.

Raporti thotë se, trafikimi i rrëshirës së kanabisit është më i përqendruar se ai i barit të kanabisit.

51% e rrëshirës së kanabisit në 2018-n u kap në Europën Perëndimore dhe Qendrore.

Pas një rënieje në 2010-2016, trafikimi i këtij produkti shënoi sërish një rritje në 2018-n./Burimi: Monitor.al/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit