Uau! Nimfat 'pushtojnë' lumin e Shalës, këto FOTO do t'u bëjnë të ëndërroni...

Uau! Nimfat ‘pushtojnë’ lumin e Shalës, këto…

Me të drejtë e kanë konsideruar si “Tailanda” ose “Vietnami” i Shqipërisë për bukurinë përrallore që ka.

Por këto ditë lumi i “Shalës” dhe plazhet e tij fantastike janë pushtuar nga qindra vizitorë nga të gjitha anët e Shqipërisë që kanë vërshuar aty.

Megjithatë, ajo që të bën të mbash frymën dhe ta ëndërrosh këtë vend, me pyje të harlisur dhe ujëra të kristaltë dhe “brisk” të ftohtë, janë edhe femrat e bukura.

Ato kanë vërshuar aty për të bërë plazh dhe jo vetëm…

Janë disa agjencitë turistike që e kanë futur këto javë lumin e Shalës në Shosh, në destinacionet e tyre një ditore.

Por fotot që kemi mundur të mbledhim prej tyre na e tregojnë këtë vend ekzotik edhe më të bukur.

Shumë vajza të bukura kanë nxituar të bëhen pjesë e galerisë së fotove nga kjo zonë me bukuri të rralla.

Mes ujërave të kristaltë dhe gjelbërimit, vajzat ngjajnë si “nimfa” që zbresin nga bjeshkët për t’u larë në plazhet e këtij lumi.

Kohët e fundit përveç udhëtimit disa orë me varkë dhe plazhit në këtë lum, aty kanë zenë vend edhe bujtinat, restorantet bio me produkte të zonës, plazhet ekzotike, udhëtimet në male etj.

Shumë të rinj zgjedhin të bëjnë sporte si joga, not, zhytje, por edhe alpinizëm apo ecje nëpër shtigjet tashmë të shënjuara të zonës.

Mrekullia mes maleve të Shoshit e bën këtë zonë vërtetë për të qenë një eksperiencë e paharrueshme.

Përveç Kanionit të Komlenit, eksplorimit të shtigjeve, plazhit, drekës në restorantet bio, por edhe ndenjjes në bujtina, për ditë e më shumë zona ka nisur të ofrojë aktraksione të ndryshme.

Duke ju ftuar të shikoni këto foto, dhe të mendoni ta vizitoni këtë zonë, “Gazetaatdheu.com” ju fton që këtë vit pushimet ti kaloni në Atdheun tuaj, Shqipërinë e bukur.

[ngg src=”galleries” ids=”98″ display=”basic_imagebrowser”]/Fotot: “EKO-Mendje”/Përgatiti: “Gazetaatdheu.com”/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit