Udhëtimi i Stresit drejt Anglisë nuk paska qenë pa arsye

Udhëtimi i Stresit drejt Anglisë nuk paska…

Pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, Stresi udhëtoi drejt Britanisë ku po qëndron prej disa muajsh. Ndonëse ndodhet larg Shqipërisë, kjo nuk e ka penguar aspak reperin të vazhdojë të punojë me projekte të reja muzikore.

Kënga më e fundit që solli ishte dueti me Getinjon, “S’jom dorzu”, publikuar një muaj më parë. Por udhëtimi i tij drejt Anglisë nuk paska qenë pa arsye, pasi së fundmi ka zbuluar një surprizë të madhe për adhuruesit e muzikës së tij.

Stresi është bërë bashkë me reperi e njohur anglez, C Biz, dhe lajmin e ka bërë me dije vetë ai në Instagram: “Jam i nderuar që u njoha me ju @cbiz_er. Hiroshima po vjen #StayTuned”. C Biz është një ndër reperët më të njohur britanik dhe ndër këngët e tij më të famshme është padyshim “The Game’s Mine.”

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit