Udhëtimi që i ndryshoi jetën: 64-vjeçarja italiane martohet në Kenia me të riun që njohu atje

Udhëtimi që i ndryshoi jetën: 64-vjeçarja italiane…

Kur një udhëtim pushimesh të ndryshon përgjithmonë jetën. Kjo është historia e 64-vjeçares italiane, Simona Rabbi, e cila vetëm pak muaj më parë u martua me Xhonatanin, një burrë shumë më i ri se ajo. Ata u njohën në Kenia dhe ajo nuk mundi ta harronte më kurrë. Ishte nisur nga qyteti i saj Fano për pushime me shoqet, por aty takoi një vendas që ia vodhi zemrën. Pak muaj më vonë, ajo u kthye sërish atje dhe veshi fustanin e nuses. Dhe nuk u largua më kurrë.

Takimi në Kenia

Nga takimi i parë deri te martesa kaluan shtatë muaj. Tani, çifti jeton bashkë në Kenia, bashkë me vajzën e Xhonatanit. “Ajo më thërret mami,” tha Simona në një intervistë për gazetën “Il Resto del Carlino”. Ata drejtojnë së bashku një agjenci udhëtimesh. Kur u takuan, Xhonatani punonte si animator në fshatin turistik ku po qëndronin Simona dhe shoqet e saj. Ata filluan të kalonin kohë bashkë dhe menjëherë lindi një shkëndijë mes tyre. Para se ajo të largohej, Xhonatani i tha: “Nëse edhe ti ndjen diçka për mua, kthehu.” Dhe kështu ndodhi.

Martesa me Xhonathanin

Takimi i parë ndodhi në janar, kthimi në Kenia në prill dhe martesa në korrik. Dasma i solli Simonës lumturi të madhe dhe një jetë të dytë. “Ndihem si një vajzë e re. Madje, me një bashkëshort kaq të ri ndihem edhe më e gjallë.” Familja e tij e priti shumë mirë. “Nëna e tij, që është më e re se unë, na tha: nëse jeni të lumtur ju, jemi të lumtur edhe ne.”

Kush është Simona Rabbi

Simona Rabbi, 64 vjeç, vjen nga qyteti Fano. “Është qyteti im i lindjes,” shprehet ajo, “rrënjët e mia nuk do të këputen kurrë. Kam udhëtuar nëpër botë, por gjithmonë jam kthyer. Babai im ishte nga Roma, ndërsa nëna ime gjermane, por edhe ajo, prej gjashtëdhjetë vitesh jetoi në Fano dhe thotë se nuk është penduar kurrë për këtë zgjedhje.”

Simona është poliglote që në fëmijëri, ka studiuar për gjuhë dhe hoteleri. Gjithmonë ka punuar në fushën e turizmit si interprete dhe organizatore, aktivitet që e vazhdon edhe tani në Kenia me bashkëshortin e saj, Xhonatan. Ajo e ndan kohën midis Fanofit, ku është përgjegjëse për binjakëzimet në organizatën “Miqtë Pa Kufij”, dhe Watamu, ku bashkë me burrin drejton një agjenci që organizon safari, qëndrime dhe ofron paketa të ndryshme turistike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit