Udhëtoi me biçikletë nga Hamburgu në Mekë, siriani vdes në hyrje të qytetit të shenjtë

Udhëtoi me biçikletë nga Hamburgu në Mekë,…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mekë, qytetin e shenjtë për besimtarët mysliman. Bëhet me dije se siriani nisi udhëtimin e tij për në Mekë më 22 tetorin e kaluar nga Hamburgu për në Mekë,  me qëllim për të kryer umren. Pas 73 ditësh në rrugë, 53-vjeçari sirian Ghazi Chehada ndërroi jetë më 17 shkurt sapo hyri në qytetin e Mekës. Chehada u varros në Mekë pas namazit të xhenazes në Xhaminë e Madhe. Të afërmit e Chehadas thanë se ai vdiq natën e Israsë dhe Mi’raxhit.

Këto ditë udhëtimi ai i ka filmuar dhe i ka postuar në rrjetet e tij sociale. Nga videot e bëra publike tregohet se  gjatë udhëtimit të tij, ChehadA kaloi nëpër disa vende, duke përfshirë Austrinë dhe më pas Italinë, për të arritur në Kajro më 4 shkurt. Pasi ka pushuar pak orë  vazhdoi të ecte drejt Detit të Kuq, derisa arriti në bregun e Safagës, nga i cili u nis për në Mekë.

Elhamdulilah, ju e keni arritur qëllimin tuaj dhe keni vendosur këmbët tuaja në tokën e shenjtë. Veshe rrobat e bardha të ihramit dhe u nise për në Xhaminë e Madhe në Mekë”, ka shkruar një i afërm i tij në Facebook.

Ndërsa familjarët kanë treguar se Chehada kishte kohë që e planifikonte këtë udhëtim, duke e cilësuar si ëndrrën e tij më të madhe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit