Udhëtonte mbi shpëjtësinë e lejuar, makina përplas të moshuarën

Udhëtonte mbi shpëjtësinë e lejuar, makina përplas…

Vëtëm një javë më parë nga aksidentet me shpejtësi patëm disa humbje jete në vendin tonë. Pas kësaj policia vendosi të ndërmarrë masa për këtë gjë, por mesa duket këto masa kanë qenë vetëm për pak ditë.

Një tjetër aksident për shkak të shpejtësisë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të enjtë në Unazën Jugore të Elbasanit ku një e  moshuar ka mbetur e plagosur.

Mësohet se e moshuara ka tentuar që të kalojë rrugën kur është përplasur nga një makinë.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se automjeti që shkaktoi aksidentin ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe për këtë shkak nuk ka mundur ta evitojë përplasjen e të moshuarës.

Ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje dhepo heton shkaqet që sollën aksidentin. Gjithashtu ndërkohë e moshuara është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit