
Klevis Ruçaj, 20-vjeçari i cili shkaktoi mbrëmjen e kaluar aksidentit tragjik, ku mbetën të vdekura 2 vajza dhe vetë ai, ishte ndëshkua disa herë nga policia rrugore. Ai kishte e 1 vit e gjysmë që ishte pajisur me patentë, por sa herë ngiste makinën shkelte rregullat e qarkullimit rrugor.
Mësohet se i riu është ndëshkuar disa herë për parakalim, shpejtësi dhe veprime të ndaluara. Siç shihet nga videot e postuara nga i riu në rrjetet sociale, ai e ngiste gjithmonë makinën me shpejtësi. Por, që këtë herë i shkaktoi vdekjen atij dhe dy vajzave të tjera.
Në rrjet qarkullon një video e publikuar në Tik Tok nga Ruçaj, ku 20-vjeçari shihet duke i dhënë makinës me një dorë, me një shpejtësi prej 270 km në orë. “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”, shkruante i riu.
Ai ishte ndëshkuar për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator. Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022. I Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022. Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022. U ndëshkua edhe në 27 janar 2022, pasi u kap pa siguracione.
Klevis Ruçaj, 20 vjeç ishte viktima e tretë e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi një ditë më parë te Mbikalimi i Saukut. I riu që drejtonte një automjet tip “Audi A8” ra nga mbikalimi mbi një automjet tjetër. Ruçaj ndërroi jetë në spital, ndërsa dy vajzat humbën jetën në vendin e ngjarjes.
