Uganda me dorë të hekurtë, 10 vite burg nëse deklaron që je LGBTI+

Uganda me dorë të hekurtë, 10 vite…

Parlamenti në Uganda ka propozuar këtë të enjte një projekt-ligj që e bën vepër penale identifikimin si pjesë e komunitetit LGBTI+. Ligjvënësit kanë argumentuar se ligji aktual i cili ndalon marrëdhëniet mes të njëjtit seks, nuk mjafton.

Sipas vendimeve të reja do të dënohen me burg deri në 10 vjet, kushdo që deklaron se është lesbike, homoseksual, transgjinor ose çdo orientim tjetër seksual.

Më shumë se 30 vende afrikane ndalojnë marrëdhëniet mes të njëjtit seks. Në vende të ndryshme të Afrikës Lindore, marrëdhëniet seksuale të të njëjtit seks dënohen edhe me burgim të përjetshëm, raporton Reuters.

Ligji i propozuar u pa i arsyeshëm nga një ligjvënës se synon të shmangi kërcënimet e vendit ndaj familjes tradicionale. Propozimi ngjalli reagime të forta dhe u rrëzua nga një gjykatë vendase, për arsye procedurale.

Mësohet se kryetarja e Parlamentit të Ugandës, e ka dërguar atë në një komision për t’u verifikuar dhe debatuar publikisht përpara se të kthehet sërish për votim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit