Uganda miraton projektligjin/ 10 vite burg për personat e komunitetit LGBTQ

Uganda miraton projektligjin/ 10 vite burg për…

Ligjvënësit në Ugandë kanë miratuar një projekt-ligj që do të kriminalizojë identifikimin si LGBTQ, duke u dhënë autoriteteve kompetenca për të synuar një pakicë që tashmë përballet me diskriminim ligjor.

Legjislacioni u mbështet nga pothuajse 389 anëtarët e parlamentit që ishin të pranishëm. Projektligji tani do t’i shkojë Presidentit Yoweri Museveni, i cili mund të vërë veton ose ta nënshkruajë atë në ligj.

Çfarë përfshin ligji?

Projektligji, i paraqitur në fillim të këtij muaji, propozon dënime të reja të ashpra kundër pakicave seksuale. Sipas legjislacionit, kushdo që angazhohet në “aktivitet të të njëjtit seks” ose që identifikohet si LGBTQ mund të përballet me 10 vjet burgim.

Homoseksualët janë devijime nga normalja. Pse? Është nga natyra apo nga edukata? Ne duhet t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve”, tha presidenti Museveni kur deputetët i kërkuan të komentonte projektligjin.

Ligji synon të lejojë Ugandën të luftojë atë që e percepton si “kërcënim ndaj familjes tradicionale heteroseksuale”.

Më shumë se 30 vende afrikane kanë statute të ngjashme, por ligji i Ugandës, nëse miratohet, do të ishte i pari që kriminalizonte identifikimin si lezbike, gay, biseksual, transgjinor (LGBTQ).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit