Ujë me rërë në vend të karburantit? Alarmi për cilësinë e naftës dhe benzinës në vend

Ujë me rërë në vend të karburantit?…

Një qytetar nga Tirana ka bërë publik një denoncim lidhur me cilësinë e karburantit, duke treguar se furnizimi me karburant të ndotur i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare dhe probleme serioze teknike me automjetin e tij.

Ai ka treguar se prej disa ditësh makina kishte shfaqur probleme me pompën e karburantit. Pas kontrollit te mekaniku, ai ka zëvendësuar pompën dhe ka kryer pastrimin e sistemit të furnizimit.

Por pas furnizimit sërish me karburant, automjeti ka nisur të shfaqë të njëjtat probleme. Gjatë një kontrolli të dytë, mekaniku ka konstatuar një sasi të konsiderueshme papastërtish, përfshirë ujë dhe rërë, në sistemin e karburantit, çka ka sjellë dëmtimin e pompës dhe defekte të tjera teknike.

Qytetari shprehet se ky nuk është një rast i izoluar. Ai thotë se mekaniku i ka bërë me dije se edhe klientë të tjerë janë përballur me probleme të ngjashme pas furnizimit me karburant.

Ai kërkon reagim dhe verifikim nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e cilësisë së karburanteve, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar abuzimi.

Shikoni çfarë ndodh kur në automjete përfundon karburant me ujë dhe rërë” – shprehet qytetari.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit