Ujërat e zeza kanë dalë në rrugë, durrsakët prej 1 jave pa zgjidhje nga Emiriana

Ujërat e zeza kanë dalë në rrugë,…

Një qytetare ka denoncuar përmes redaksisë tonë gjendjen e kanalizimeve në Lagjen nr. 1 në Durrës, duke treguar se prej rreth një jave ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe ndërkohë që s’ka asnjë ndërhyrje.

Sipas raportimit të saj, bllokimi i kanalizimeve ka shkaktuar erë të rëndë në zonë dhe po shqetëson banorët. Ajo kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa për zgjidhjen e problemit sa më shpejt.

Qytetarja ka ngritur gjithashtu shqetësime për mënyrën e menaxhimit të çështjeve të tjera nga bashkia Durrës  me në krye Emiriana Sakon, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj problemeve të përditshme të komunitetit.

Banorët presin ndërhyrje për normalizimin e situatës dhe shmangien e pasojave higjieno-sanitare.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje Joq! Te lutem hidheni kete postim, kjo eshte gjendja e kanalizimeve tek Lagjja  nr 1 Ne Durres, ka nje jave ne kete gjendje askush nuk vjen   Keto te rregulloji Emirjana , se eshte turp. Merret me parkimin me lek , e me gjoba per plehra Ishalla po e zgjidhin se vjen nje er kundermuese

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit