Ujësjellësi i Durrësit “lëshon dorën”, 2.4 miliardë tender për firmën “LIQENI VII”

Ujësjellësi i Durrësit “lëshon dorën”, 2.4 miliardë…

Vazhdojnë pa pushim tenderat multi-miliarderë të dhëna nga institucionet në varësi të shtetit. Asgjë nuk duket se i ndal tashmë këto institucione për të shpërndarë miliardat e shqiptarëve në duart e pak përfituesëve. Në rastin konkret është Ujësjellësi i Durrësit ai që i ka dhënë plot 2.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH firmës “LIQENI VII” në pronësi të Ramazan Kalia.

Bëhet fjalë për tenderin që mban numrin e referencës REF-81479-12-09-2020 dhe me objekt “Rikonstruksioni i rrjetit egzistues të qytetit të Durrësit, zona 14, Bashkia Durrës”. Me një vështrim të thejshtë shikohet qartë se vlera e shpallur fituese është thuajse e njëjtë me vlerën e fondit limit të tenderit, përkatësisht sa 97.66% e saj.

Me këtë diferencë, lindin dyshime të forta se tenderi nuk ka patur një garë të mirëfilltë dhe se me shumë mundësi fituesi ka qenë i paracaktuar. Këtë e përforëcon edhe fakti se vlerat e kompanive të tjera pjesëmarrëse thuajse nuk kishin asnjë diferencë të theksuar me firmën fituese, duke ofruar secila thuajse të njëjtën vlerë oferte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit