“Uji i Ftohtë i Vleshës, burimi ku njerëzit gjejnë derman"

“Uji i Ftohtë i Vleshës, burimi ku…
Në një cep të Dibrës, mes maleve dhe natyrës së qetë të Vleshës, në Sllovë, buron nga mali një ujë i ftohtë, aq i ftohtë sa vizitorët e përshkruajnë si të veçantë. “Uji i Ftohtë” prej vitesh mbledh njerëz që vijnë nga vende të ndryshme, shumë prej tyre me probleme shëndetësore dhe me shpresën se do të gjejnë lehtësim. Banorët tregojnë se jo të gjithë e njohin këtë burim, pavarësisht historive që lidhen me të.
“Këtu kanë ardhur shumë njerëz me halle të ndryshme, për të kërkuar shërim dhe kanë gjetur derman. Zoti i ndihmoftë të gjithë ata që vijnë me shpresë”, shprehet qytetarja. Sipas tyre, uji përdoret prej kohësh nga vizitorët për probleme të ndryshme, ndërsa disa besojnë se qëndrimi në të u ka sjellë përmirësim. Banorët paralajmërojnë gjithashtu se uji është jashtëzakonisht i ftohtë dhe se personat me variçe duhet të shmangin futjen në të, për shkak të rreziqeve që ata pretendojnë se mund të sjellë.
Pavarësisht rrugës së vështirë dhe mungesës së kushteve për qëndrime të gjata, njerëzit vazhdojnë të ngjiten drejt Vleshës. Për disa është një udhëtim në kërkim të shërimit, për të tjerë një vend ku natyra dhe besimi bashkohen. Dhe kështu, “Uji i Ftohtë” vijon të rrjedhë nga mali, duke mbajtur gjallë një histori që banorët e përcjellin brez pas brezi.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1793338038520618%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>
Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit