Uji merr ngjyrën e gjakut në vendin që përmendet në Bibël

Uji merr ngjyrën e gjakut në vendin…

E rastësishme apo jo, kjo nuk mund të thuhet me saktësi. Një fenomen “i frikshëm” ka ndodhur pranë Detit të Vdekur, në rajonin biblik të Moab, ose ndryshe Jordania e sotme. Uji ka marrë një ngjyrë të kuqe si e gjakut.

Ekspertë nga qeveria jordaneze kanë shkuar në terren dhe kanë marrë mostra nga laguna për të hetuar shkaqet e fenomenit. Megjithatë ende nuk ka një shpjegim zyrtar.

Pamjet e publikuara kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi ujërat me ngjyrë të kuqe kanë një domethënie shumë të madhe në Testamentin e Vjetër, si një nga 10 plagët që Zoti hodhi ndaj Faraonit të Egjiptit për të shpëtuar hebrenjtë nga skllavëria.

Sipas Biblës, Zoti i ktheu ujërat e lumit Nil në gjak, duke shkaktuar kështu ngordhjen e peshqve dhe një etje të përgjithshme për egjiptianët. E gjitha kjo erdhi si ndëshkim ndaj Faraonit, i cili refuzoi të lironte skllevërit hebrenj. Në brigjet lindore të Detit të Vdekur ku ndodhet “pellgu i kuq i gjakut”, ndodhen gjithashtu edhe qytetet e Sodomës dhe Gomorrës, të cilët u ndëshkuan nga Zoti për shkak të mëkateve dhe veseve të tmerrshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit