Uji pushton banesat në lagjen“28 Nëntori”, banorët të bllokuar prej ditësh

Uji pushton banesat në lagjen“28 Nëntori”, banorët…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar situatën problematike të krijuar nga përmbytjet në rrugën “Kristofor Kristoforidhi”, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë.

Sipas qytetarit, uji ka depërtuar brenda banesave që prej së premtes dhe nuk është larguar plotësisht. Ndërsa reshjet e djeshme e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën, duke bërë që familjarët të mos kenë mundësi të hyjnë në banesat e tyre.

Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e ndërhyrjes dhe përgjegjësisë nga institucionet përkatëse, ndërsa kërkojnë zgjidhje urgjente për largimin e ujit dhe marrjen e masave për të parandaluar përsëritjen e kësaj situate.

Banorët kërkojnë ndihmë! Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë gjendje?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit