Uji pushton rrugën te 5 Maji, banorët: Kemi njoftuar UKT-në, akush nuk vjen

Uji pushton rrugën te 5 Maji, banorët:…

Një tubacion kryesor i ujit të pijshëm ka shpërthyer në rrugën “Hysen Kukaleshi”, në zonën“5 Majit” në Tiranë, duke shkaktuar përhapjen e ujit në rrugë dhe vështirësi për banorët e zonës.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke kërkuar publikimin e pamjeve dhe ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Ai ka treguar se që prej orës 07:00 të mëngjesit dhe deri tani që ora ka kaluar 15:00 situata vijon të mbetet e njëjtë.

“Kam që në orën 7 të mëngjesit e deri tani që po përballemi me një plasja tubacioni të ujit të pijshëm, tub kryesor. Kam njoftuar UKT-në dhe nuk po na japin zgjidhje”, shprehet qytetari.

Ai tregon se rrjedhja e ujit ka krijuar probleme serioze në lëvizjen e banorëve, të cilët sipas tij kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre.

Kanë ngelur pa dalë nga shtëpia”, shkruan qytetari, duke shtuar se edhe fëmijët e zonës, të cilët duhet të shkojnë në shkollë, e kanë të vështirë të kalojnë nëpër rrugë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për riparimin e tubacionit dhe pastrimin e rrugës, ndërsa apelojnë që problemi të mos lihet pa zgjidhje, për shkak të vështirësive që po u shkakton në përditshmëri.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit