Uji rrjedh prej një jave në Sukth,qytetarët presin UKD-në të zgjohet nga gjumi

Uji rrjedh prej një jave në Sukth,qytetarët…

Një çarje në rrjetin e ujësjellësit në Sukth të Durrësit vijon të shkaktojë rrjedhje të pandërprerë të ujit prej më shumë se një jave.

Sipas denoncimit të një qytetari, pavarësisht se problemi vazhdon prej ditësh, UKD nuk ka ndërhyrë për riparimin e defektit. Ndërkohë, sasi të konsiderueshme uji vijojnë të derdhen pa ndërprerje.

Qytetari kërkon ndërhyrjen sa më të shpejtë të institucioneve përgjegjëse për riparimin e tubacionit dhe ndalimin e shpërdorimit të ujit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit