'Ujkut i varin mëlçitë në qafë'/ Miku i Ramës që do të drejtojë Albpetrolin, ish-ambasadori shqiptar në Turqi

‘Ujkut i varin mëlçitë në qafë’/ Miku…

Nuk e dimë në është rastësi, por qeverinë “Rama” çdo ditë po e ndjekin skandale pa fund.

Më i riu është ky me ish-ambasadorin shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, të cilin  Kryeministri Rama ka vendosur që ta shpërblejë duke i dhënë jo pak por drejtimin e kompanisë strategjike të naftës, “Albpetrol”.

Kujtojmë se Gent Gazheli u përfshi në skandalin me rastin e Alvin Berishës, 11-vjeçari shqiptar i mbetur në kampet siriane.

Në tetor të vitit 2019, mediat italiane publikuan rastin e fëmijës shqiptar, Alvin Berisha, i cili ishte i vetëm në kampin “Al Hol” të refugjatëve, në kufirin turko-sirian.

Alvin Berisha ndodhej i vetëm në mes të një lufte, vetëm 11 vjeç dhe i gjymtuar nga një shpërthim bombe, ku mbeti e vdekur dhe e ëma e tij.

Rasti i Alvinit, i cili tronditi gjithë opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, u njoh nëpërmjet emisionit italian “Le Iene”, gazetarët e të cilit udhëtuan drejt kampit së bashku me babain e të miturit, Afrim Berishën i cili pas 5 vitesh takoi djalin e tij.

Pamje të tmerrshme, një burrë i cili shpërthen në lot teksa përqafon të birin i mbetur i vetëm mes qindra të burgosurish për terrorizëm.

Edhe më i tmerrshëm momenti kur i duhet ta lërë pas, edhe pse i premtoi se do ta merrte me vete.

Ambasada shqiptare në Turqi, vetë ambasadori ynë në atë kohë, Gent Gazheli, u tërhoq në momentin e fundit nga fjala e dhënë.

Për më tepër, Gazheli, nuk nguroi edhe t’u mbyllte telefonin gazetarëve të “Le Iene”, të cilët nga Siria e telefonuan që të mbante premtimin.

Pta që t’i ndihmonte me dokumentacionin nevojshëm, për të nxjerrë nga kampi i “Al Hol-it”, 11-vjeçarin shqiptar, Alvin Bersiha.

Gjë që më pas solli edhe shkarkimin e tij nga detyra. Por, edhe pse u lirua nga detyra si ambasador, Gent Gazheli, vijon të “shpërblehet” nga qeveria.

Tashmë Gazheli ka marrë një tjetër detyrë të rëndësishme. Ai është administratori i ri i “Albpetrol”.

Sipas “City News Albania”, emërimi i Gazhelit në krye të Albetrol, i përshtatet asaj shprehjes popullore, “kur ujkut i varin mëlçitë në qafë”.

Gent Gazheli ka një CV për tu pasur zili, ai ka mbajtur një sërë detyrash, ku ka “shkëlqyer”.

Gent Gazheli më herët ka mbajtur detyrën si shefi i Financës në Partinë Socialiste, dhe më tej ish drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave, detyrë të ciën e mori në nëntor të vitit 2013, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet.

Kujtojmë këtu se në tetor të vitit 2017, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, në fjalën e tij në 20 vjetorin e shkollës së Magjistraturës ka qenë mjaft i ashpër në qëndrimet e tij.

Ai theksoi se 4 familje mafioze dominojnë 20 familje kriminale në Shqipëri. Ky ishte kryelajmi që u përdor nga mediat në atë kohë.

Por po të lexosh me kujdes fjalimin e Lu, shpërndarë zyrtarisht nga Ambasada e SHBA-së gjen një tjetër akuzë të fortë: “Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për mallra kontrabandë, në radhë të parë duhan, bizhuterì, makina të vjedhura dhe telefona celularë.

Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët”, theksonte në atë kohë, ambasadori Lu.

Kondrabandë cigaresh, duhani është pika e parë dhe kryesore sipas Lu, që qeveria pretendon se zhdoganon sasi më të mëdha se në vitet e shkuara. Ndërkohë SHBA deklaronte se ka kontrabandë. Më tej ai vuri theksin tek pastrimi i parave.

Kjo vepër penale kontrrollohet nga një agjensi e qeverisë dhe pas dështimit, të dy ish-drejtorët janë shpërblyer nga Edi Rama. E ndërsa Alket Hyseni, u bë deputet, Gent Gazheli u emërua ambassador i Shqipërisë në Turqi.

Gent Gazheli mori detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, më 9 shkurt të vitit 2016, detyrë nga e cila u largua në nëntor të vitit 2019, pas përfshirjen në skandalin në lidhje me Alvin Berishën.

Por edhe në krye të Albpetrol, Gazheli vijon të shkëlqejë. Në fund të muajit prill 2020, mediat raportuan se Gent Gazheli nxiton të “falë” 48 mijë ton naftë, tender pandemie në kulmin e uljes së çmimit. Pamfleti, raportonte se “Albetrol” sh.a ka njoftuar hapjen ankandin për shitjen e 48.000 ton naftë bruto.

Po sipas kësaj media, ajo që binte në sy është koha e zgjedhur për të zhvilluar këtë tender të përmasave të mëdha, për shkak se nafta në këtë periudhë pandemie ishte në pikën më të ulët.

“Ndërsa nxitimi për shitjen e saj në këtë periudhë ende të pambyllur pandemie fsheh skenare të rrezikshme për pasurinë e shtetit. E cila mund të përfundojë për pesë lekë në duart e oligarkëve klientë të kryeministrit”,- shkruante Pamfleti.

Pra, njeriu i skandaleve, që nuk iu hapi telefonin gazetarëve për rastin e shqiptarëve në Siri, që dështoi tek pastrimi i parave tani do të pastrojë paratë e korrupsionit tek Albpetroli.

Një njeri që nuk hap telefonat e gazetarëve, që i lë shqiptarët rrugëve dhe dështoi se pastrimi i parave çfarë mund t’iu sjellë shqiptarëve tjetër./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit