Ukraina bën bilancin, sa ushtarë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Ukraina bën bilancin, sa ushtarë janë vrarë…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se 31 mijë ushtarë janë vrarë që nga fillimi i luftës nga Rusia dy vite më parë, raportojnë mediat e huaja. Në një konferencë për shtyp nga Kievi, Zelensky theksoi se nuk do të zbulojë numrin e të plagosurve pasi kjo do të ndihmte planifikimet ushtarake ruse.

31,000 trupa ukrainase janë vrarë në këtë luftë. Jo 300,000, jo 150,000 … Por megjithatë, kjo është një humbje e madhe për ne”, tha Zelensky. Nga ana tjetët, Rusia nuk i bën të ditur humbjet ushtarake, të cilat i konsideron si sekrete.

Ministri i Mbrojtjes Rustam Umerov tha më herët se gjysma e ndihmës perëndimore për Ukrainën është vonuar, duke kushtuar jetë dhe territor. Umerov tha se mungesa e furnizimeve e vendos Ukrainën në një disavantazh të mëtejshëm në luftë. “Ne bëjmë çdo gjë të mundshme dhe të pamundur, por pa furnizim në kohë kjo na dëmton”, tha ai.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius paralajmëroi në nëntor se planet për të dorëzuar një milion predha artilerie deri në mars nuk do të përmbusheshin.

Në janar, Bashkimi Evropian tha se pak më shumë se gjysma e tyre do të arrinin në Ukrainë deri në afatin përfundimtar dhe se shuma e plotë e premtuar nuk do të ishte atje deri në fund të vitit 2024.

Forcat ukrainase janë ankuar shpesh për mungesa në luftën e tyre me Rusinë. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se një nga arsyet pse kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës nuk filloi në fillim të vitit të kaluar ishte mungesa e armëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit