Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë disa të burgosur lufte

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë disa të burgosur…

Ukraina dhe Rusia kanë arritur të finalizojnë një marrëveshje shkëmbimi për lirimin e të burgosurve të luftës.

Forcat ruse kanë liruar 230 të burgosur ukrainas, mes tyre anëtarë të shërbimit të forcave të armatosura dhe rojës bregdetare. Po ashtu njëjtë ka vepruar dhe Ukraina, e cila në këmbim ka liruar 248 rusë të cilët ishin të burgosur pasi ishin kapur robër në luftime.

Shkëmbimi është bërë falë ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe mbrëmjen e datës 3 janar 2024. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shkroi në rrjetet sociale “Njerëzit tonë janë në shtëpi. Sot ne sollëm përsëri mbi 200 luftëtarë dhe civilë nga robëria ruse”.

Edhe ministria e Mbrojtjes në Rusi ka bërë një reagim, ku është shprehur se negociatat nuk kanë qenë të lehta.

Të dy vendet ndodhen në luftë prej muajit shkurt të vitit 2022, dhe gjatë kësaj periudhe thuajse dy vjeçare kanë shkëmbyer të burgosur në disa raste. Gjatë muajve të fundit, autoritetet ukrainase kanë pretenduar se ky peroces është ngadalësuar, për arsye që lidhen me Rusinë.

Mes të liruarve të fundit ukrainas, janë dhe shtatë mbrojtës të Snake Island, që është një dalje shkëmbore në Detin e Zi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit