Ukraina kërcënon se do të godasë anijet e FSB-së ruse në Detin Azov

Ukraina kërcënon se do të godasë anijet…

Forcat detare ukrainase kanë kërcënuar se do t’i qëllojnë barkat e rojës bregdetare ruse afër Ngushticës Kerch vetëm disa orë para se presidenti rus, Vladimir Putin, vendosi që ta mbyllte këtë rrugë detare për anijet e huaja.

Rritja e tensioneve mes tri anijeve artilerike ukrainase “Gyurza-M” dhe pesë barkave të shërbimit të rojës bregdetare të FSB-së ruse ndodhi në natën mes së mërkurës dhe të enjtes, sipas redaktorit të faqes “Black Sea News”, Andrii Klymenko, i cili i vëzhgon aktivitetet ushtarake në këtë zonë.

Barkat ruse filluan të bëjnë manovra provokuese përreth anijeve ukrainase dhe u tërhoqën vetëm kur anijet ukrainase kërcënuan se do të hapnin zjarr, raportoi Klymenko.

Ky incident e kthen  në kujtesë rastin e vitit 2018, kur Rusia i kishte konfiskuar tri anije ukrainase dhe i kishte arrestuar drejtuesit e tyre. Rasti kishte shkaktuar krizë diplomatike, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Incidenti më i ri ndodhi pas raportimeve për grumbullimin e trupave ruse afër kufirit me Ukrainën. Në rajon tashmë ndodhen mbi 80.000 trupa ruse me mijëra tanke e mjete tjera ushtarake.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit