Ukraina po përgatitet për sulm bërthamor, shpërndan pilula me jod tek banorët

Ukraina po përgatitet për sulm bërthamor, shpërndan…

Moska po shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve atomike nëse ushtria e saj përballet me disfatë kundër ushtrisë së Ukrainës.

Banorët e Kievit po përgatiten për këtë sulm ku kanë grumbulluar tableta jodi për trajtimin e helmimit nga rrezatimi.

Këto tableta parandalojnë përthithjen e jodit radioaktiv nga tiroidja. Gjithashtu ofrojnë mbrojtje nga rrezatimi i lartë i një shpërthimi bërthamor.

Mësohet se Putin po përgatitet të marrë vendime mbi nisjen e një sulmi bërthamor i fshehur në një bunker në periferi të Moskës.

Kremlini po përpiqet të sinjalizojë kundërshtarët e tij në NATO se është i gatshëm të përdorë dhe kartën e fundit që i ka mbetur, në një kohë kur ushtria ruse po pëson humbje të mëdha përballë forcave ushtarake të Ukrainës. Një demonstrim i gatishmërisë së Putinit për të përdorur armë bërthamore mund të vijë në kufirin tokësor me Ukrainën, ose në Detin e Zi. Një sulm i tillë do të shkatërronte tabunë e gjatë për vendosjen e armëve bërthamore dhe do ta vendoste botën në rrugën e saj më vdekjeprurëse që nga koha e krizës së raketave Kubane të vitit 1963”– shkruan The times.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit