Ukraina sulmon bazën ruse me raketa amerikane, 60 ushtarë të vrarë

Ukraina sulmon bazën ruse me raketa amerikane,…

Të paktën 60 ushtarë rusë janë vrarë pasi dy raketa goditën një qendër trajnimi në Ukrainën lindore të pushtuar. Burime me dijeni për incidentin, i cili nuk është konfirmuar nga pala ukrainase, i thanë BBC-së se ushtarët ishin mbledhur në rajonin e Donetsk për mbërritjen e një komandanti të lartë.

Anëtarët e Brigadës së 36-të të pushkëve të motorizuara, me bazë normale në rajonin Baikal të Siberisë, prisnin mbërritjen e gjeneralmajor Oleg Moisev, komandant i Ushtrisë së 29-të të Qarkut Ushtarak Lindor, në një terren stërvitor afër fshatit Trudovske.

Pamjet video nga ngjarja tregojnë një numër të madh të të vdekurve. Një ushtar i mbijetuar tha se komandantët e brigadës i kishin detyruar ushtarët të qëndronin në një fushë të hapur, gjë që i bëri ata objektiva të lehtë për sulmin nga sistemi amerikan HIMARS.

Nga ana e tij, një zyrtar rus konfirmoi se kishte pasur një goditje, por i quajti raportet plotësisht të ekzagjeruara. Sulmi thuhet se ndodhi disa orë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të takohej me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu. Në të, ministri mbështeti sukseset ruse në zona të ndryshme të vijës së frontit dhe foli për marrjen e Avdiivka, por nuk përmendi incidentin në rajonin e Donetsk.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit