Ukraina sulmon rafinerinë e naftës në Krasnodar të Rusisë, mbeten 5 të plagosur

Ukraina sulmon rafinerinë e naftës në Krasnodar…

Një sulm me dron ka shkaktuar një zjarr të madh në një rafineri nafte në rajonin rus të Krasnodarit. Flakët e forta janë parë nga larg, ndërsa tymi i zi është ngritur lart mbi objektin industrial. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se zjarri ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës së rafinerisë. Ende nuk raportohet për viktima, por dëmet materiale pritet të jenë të mëdha, teksa raportohet për 5 të plagosur nga sulmet. Ministria Ruse e Mbrojtjes deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 397 dronë ukrainas gjatë natës mbi disa rajone të vendit.

Ky veprim vjen në kuadër të sulmeve të vazhdueshme ukrainase kundër objekteve strategjike ruse. Zjarri në këtë pikë kyçe të furnizimit me karburant rrezikon të ndikojë në logjistikën ushtarake dhe atë civile. Ekipet e zjarrfikësve janë angazhuar për orë të tëra për të lokalizuar flakët para se ato të përhapeshin më tej. Pamjet e dronëve tregojnë gjithashtu se shpërthimet kanë qenë të fuqishme, duke lënë pas një skenë shkatërrimi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit