Ukraina zbulon identitetin e “Fantazmës së Vinnytsias” i njohur si “vrasësi Shahed”, luftaraku që po mbron qiejt e vendit

Ukraina zbulon identitetin e “Fantazmës së Vinnytsias”…

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në një postim në Twitter ka zbuluar identitetin e “Fantazmës së Vinnytsia-s” që kishte zëvendësuar “Fantazmën e Kievit”.

Vadym, ka qenë luftarak i Ukrainës në javët e fundit pas raportimeve të shumta për humbjet ruse në qiejt e Ukrainës, raporton Sky News.

Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë sot një foto të luftëtarit të cilin e kanë quajtur “vrasësi Shahed”.

“Ky është piloti që mbron qiejt mbi Vinnytsian. Ai tashmë ka rrëzuar 5 ‘Shaheds’ dhe 2 raketa”, shkroi ministria në një postim në Twitter.

“Emri i heroit është Vadym”.

Shahedet janë dronë iranianë që thuhet se po përdoren nga forcat ruse në Ukrainë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit