Ulaj rrethon sërish Rrjollin me hekura, banorët shkojnë për t'i shembur

Ulaj rrethon sërish Rrjollin me hekura, banorët…

Banorët e Rrjollit janë mbledhur sërish në protestë pranë kantierit të ndërtimit ku biznesmeni Bashkim Ulaj po zhvillon një resort turistik. Ata kundërshtojnë rrethimin e ri të vendosur në zonë, duke pretenduar se toka është pronë e tyre dhe kërkojnë shembjen e tij.

Kantieri është rrethuar përsëri me mur dhe hekura, ndërsa tensionet mes banorëve dhe përfaqësuesve të projektit janë rikthyer në zonë. Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit të tyre deri në zgjidhjen e çështjes së pronësisë.

Ndërkohë, kompania “Gener 2” e Bashkim Ulajt ka reaguar duke theksuar se respekton të drejtën kushtetuese të qytetarëve për protestë paqësore, por thekson se çdo veprim që shoqërohet me dhunë, vandalizëm apo dëmtim të pronës private është i papranueshëm. Ajo i ka bërë thirrje institucioneve që të garantojnë rendin dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të situatës në kantier.

 

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F844249321842333%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit