Ulen testimet, më pak raste të reja/ 375 të infektuar në 24 orë

Ulen testimet, më pak raste të reja/…

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot 375 raste të reja me koronavirus të zbuluara në 24 orët e fundit, ndërkohë që ka një ulje me mbi 500 të numrit të testeve. Kështu sipas, Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë realizuar 1889 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitive 375 raste të reja.

Referuar informacioneve zyrtare rastet e reja shpërndahen: 127 raste në Tiranë, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Kurbin, Dibër, nga 5 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 4 raste në Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Korçë, Tropojë, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Mat, Përmet, Delvinë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kamëz, Gjirokastër, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.

Referuar shifrave zyrtare, Tirana vijon të mbetet vatra më e nxehtë përsa i takon rasteve aktive me Covid-19, nuke numëruar 13195 të tilla, ndërsa pas saj renditet Fieri, Shkodra dhe Durrësi.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (26 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 375
Të shëruar në 24 orë 391
Të shtruar në spitale 324
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1889

Testime totale 251,524
Raste pozitive 55,755
Raste të shëruara 31,181
Raste Aktive 23,431
Humbje jete 1143

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13195
Fier 1602
Shkodër 1345
Durrës 1271
Vlorë 1070
Korçë 960
Elbasan 892
Berat 880
Lezhë 877
Gjirokastër 510
Kukës 447
Dibër 382

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit