Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të shtunë çmimet e reja të karburanteve në vend, duke vendosur uljen e çmimit të naftës me 12 lekë për litër krahasuar me vendimin e mëparshëm.
Sipas vendimit të publikuar, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil) nuk duhet të kalojë 183 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë është përcaktuar në 171 lekë për litër.
Ndërkohë, benzina do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 170 lekë për litër dhe me shumicë jo më shumë se 158 lekë për litër.
Vendimi hyn në fuqi sot, më 13 qershor, në orën 14:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregut për zbatimin e detyrueshëm të çmimeve të përcaktuara, ndërsa në rast shkeljesh parashikohen masa administrative sipas legjislacionit në fuqi.
Ulja e çmimit të naftës vjen pas luhatjeve të tregjeve ndërkombëtare të energjisë gjatë javëve të fundit.