Ulet çmimi i naftës në bursa, Bordi “harron” të mblidhet

Ulet çmimi i naftës në bursa, Bordi…

Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare është në rënie prej disa ditësh. Nafta bruto ka zbritur në 90 dollarë për fuçi, nga gati 100 dollarë që ishte pak ditë më parë.

Që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë ky është niveli më i ulët. Treguesi tjetër Platts, që është referenca ku blejnë importuesit shqiptarë ka zbritur në 1088 dollarë për fuçi.

Edhe pse çmimi i naftës në bursa ka rënë, Bordi i Trasparencës që cakton çmimet tavan të shumicës dhe pakicës, nuk është mbledhur.

Në mbledhjen e fundit të 12 tetorit ku bursa ishte 96 dollarë për fuçi, nafta tregtohet në tregun vendas me 240 lekë për litër, në shifra të ngjashme kur nafta në bursa ishte rreth 1,200 dollarëve për ton.

Bordi i Transparencës filloi të ndërhyjë në çmimet e tregtimit të naftës, benzinës dhe gazit në datën 12 mars, pasi çmimet në tregun vendas kërcyen deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, nga 192 lekë në fund të shkurtit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit