Ulet ndjeshëm numri i lindjeve, gjendja ekonomike dhe karriera faktorët kryesor

Ulet ndjeshëm numri i lindjeve, gjendja ekonomike…

Gjendja ekonomike dhe karriera ulin numrii e lindjeve në qytetin e Elbasanit. 

Në bazë të disa raporteve të publikuara ditët e fundit  sa i takon numrit të lindshmërisë në vend ka rezultur se është ulur ndjeshëm.  

SIpas raportit, shkak janë bërë emigracioni, planifikimi familjarë apo gjendja ekonomike. 

Çiftet e reja po zgjedhin që ta shtyjnë sa më shumë kohën për të sjellë në jetë një fëmijë. Sipas gjinekologes Albana Oga ka një sërë faktorësh që ndikojnë në uljen e lindshmërisë. 

Ka vite që ka filluar rënia e lindshmërisë dhe kjo vjen për shumë arsye, emigracioni ka ndikuar emigrimi i të rinjve jashtë ka bërë që të kemi një ulje të lindjeve, përveç kësaj është edhe faktorë të tjerë social është rritur mosha në të cilën fillojnë femrat apo çiftet të kenë një familje kjo qoftë për arsye ekonomike apo edhe karriere”, u shpreh Oga. 

Edhe planifikimi familjar duket se është bërë një nga arsyet pse lindjet e fëmijëve janë në rënie. 

Referuar të dhënave të INSTAT lindjet në 3-mujorin e tretë 2022 ishin 6.172 bebe në rang vendi, duke shënuar një rënie me 19,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit