Ulet ndjeshem numri i te vdekurve ne Itali nga koronavirusi

Ulet ndjeshem numri i te vdekurve ne…

Është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Itali.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në shtetin tonë fqinj, 165 persona.

Numri total i viktimave nga virusi vdekjeprurës në Itali deri tani është 30 560 individë.

Numri i të prekurve me koronavirus në të gjithë Italinë deri tashmë ka shkuar në 219 070 persona.

Numri total i të prekurve në mbarë botën është gati 4.2 milionë persona, kurse të vdekurit nga koronavirusi janë mbi 281 mijë njerëz. /Balkan Web

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit