Ulet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në Itali, 70 persona humbën jetën brenda ditës

Ulet sërish numri i viktimave nga Covid-19…

Në 24 orët e fundit është ulur numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Siç raportojnë autoritetet e Shëndetit në vend, brenda ditës humbën jetën edhe 70 pacientë të tjerë nga Covid-19.

Këtë të enjte ndërruan jetë 47 persona më pak, ndërsa bilanci total i víktimave në vend rritet në 33,142. Vendi fqinj brenda ditës ka regjistruar edhe 593 raste të reja me Covid-19, ndërsa totali i të infektuarve rritet në 231,732.

Gjatë ditës nga koronavirusi janë shëruar 3503 pacientë të tjerë ndërsa totali i të shëruarve në vend është rritur në 150,604.

Ende të sëmurë me koronavirusin në vend mbeten 47,986 persona.

/tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit