Ulja e helikopterit në Toscana, gjenerali Ahmetaj: Kontratat korruptime po rrezikojnë jetët e ushtarakëve

Ulja e helikopterit në Toscana, gjenerali Ahmetaj:…

Në datën 30 korrik, një helikopter i Shqipërisë bëri një ulje të detyruar në Toscana të Italisë prej dëmtimit që pati.

Në bord ishin katër anëtarë. Ata u kthyen në Shqipëri falë ndihmës së autoriteteve italiane.

Ndërkohë, prej dëmit të madh, helikopteri ka mbetur ende përtej detit.

Ministria e Mbrojtjes nuk reagoi zyrtarisht për këtë incident, por ndërkohë general Piro Ahmetaj, Këshilltar në PD për Sigurinë Kombëtare, ka ngritur hije dyshimi për mirëmbajtjen e helikopterëve ushtarakë.

Ministria ka firmosur kontrata korruptive, siç shkruan ai, kontrata që rrezikojnë jetën e ushtarakëve.

Ahmetaj sjell humbjen e jetës së dy pilotëve në Shkodër, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, në vitin 2016.

Postimi i Piro Ahmetaj:

Në dt. 30.07.2020, mediat Italiane informuan se “falë aftësisë së pilotëve, u shmang tragjedia”, një helikopter i Forcave Ajrore të RSH bëri ulje emergjente në rajonin e Peskarës, Itali.

Mbas këtij lajmi, një ekspert i përgjegjshëm i forcave ajrore më ka informuar në mirëbesim për një kontratë korruptive të Ministrisë së Mbrojtjes për mirëmbajtjen e helikopterëve, duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e pilotëve, duke shkatëruar kapacitete kritike të FA si dhe pasurinë kombëtare (Helikopteri COUGAR me vlerë 17 milionë €uro), fshihet mbas këtij rasti.

Për të ndihmuar organet e drejtësisë (SPAK), për të nisur menjëherë hetimet, kam ndërtuar 12 pyetje publike dhe fare të thjeshta ndaj institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes (MM). Pse MM dhe Autoritetet Ushtarake përgjegjëse vijojnë të mos kenë asnjë deklaratë zyrtare për këtë prag-tragjedi me jetën e pilotëve dhe helikopterin?

Pse është ndërprerë kontrata e shërbimeve të mirëmbajtjes me kompaninë e mirënjohur gjermane “Airbus” (kompania prodhuese e këtyre helikopterëve), dhe cilat janë arsyet që kjo kompani është larguar nga Rinasi (RSH), pas rreth 8 vitesh?! Kush është kontrata zyrtare e lidhur me kompaninë Franceze “Artelis SAS”, e cila është më së shumti për transportin ajror në ndërtimin e linjave elektrike dhe teleferikëve, etj?!

A vazhdon të jetë në “arat e Pescarës”, Itali, helikopteri, kush janë procedurat standarte dhe praktika e plotë e kontratave të mirëmbajtjes së helikopterëve të Forcave të Armatosura?!

 A janë pezulluar gjatë vitit 2018 nga puna për 8 muaj, 6 specialistë përgjegjës per shërbimet e mirëmbajtjes së helikopterëve në bashkepunim me kompaninë Airbus ?!

Në shtesë, sjellim në kujtesë rrëzimin e helikopterit në Liqenin e Shkodrës, para 4 vitesh, ku humbën jetën dy pilotë, të cilët Qeveria në ikje i dekoroi “nxitimthi” dëshmorë të Atdheut.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit