Ulsi Manja do të marrë postin e ministrit, kush do ta zëvendësojë në krye të Komisionit të ligjeve

Ulsi Manja do të marrë postin e…

Janë zbuluar emrat që ka propozuar Partia Socialiste për të drejtuar komisionet parlamentare.

Burime bëjnë me dije për Fax News se Eduard Shalsi do të jetë kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Arben Pëllumbi do të jetë në krye të komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Klotilda Bushka Ferhati do të jetë drejtuesja e Komisionit të Ligjeve, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Ulsi Manjën, i cili është propozuar nga Rama për të mbajtur detyrën e Ministrit të Drejtësisë.

Nasip Naço do të drejtojë Komisionin Parlamentar të Sigurisë si dhe Petro Koçi do të jetë zv.kryetar në Komisionin e Arsimit.

Ndërkohë Ermonela Felaj do të jetë zëvendëskryetare e Kuvendit, në krye të të cilit është propozuar Lindita Nikolla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit