‘Unë do jetoj, mos u bëni merak’, Hueyda el Saied luftoi deri në momentin e fundit

‘Unë do jetoj, mos u bëni merak’,…

Artistja Sudaneze me nënë shqiptare, Hueyda el Saied është përkujtuar ditën e djeshme nga të afërm e miq të cilët kanë shprehur homazhet e tyre për humbjen e saj. 46-vjeçarja vuante prej kohësh nga kanceri, por sëmundjen e saj nuk e ndau asnjëherë me publikun.

Ajo po mjekohej në një spital të Francës por fatkeqësisht humbi jetën përballë sëmundjes agresive duke lënë kështu pas bashkëshortin dhe djalin Gabriel .

‘Sëmundjen e kaloi me shumë dinjitet pa u qarë kurrë duke na dhënë kurajë të gjithëve dhe deri pardje që unë kam folur, ishte ajo që na thoshte që unë ‘do jetoj, ju mos u bëni merak’,- u shpreh një prej mikeshave të saj në një emision televiziv.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit