“Unë do të të vras”, flet motra e 20-vjeçares që u qëllua nga shqiptari: E kërcënonte vazhdimisht në Instagram

“Unë do të të vras”, flet motra…

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Itali pak ditë më parë, ku një shqiptar i identifikuar si Jetmir Kurtsmajlaj sulmoi me mjet prerës ish-të dashurën greke.

27-vjeçari shqiptar nuk kishte pranuar të ndahej nga e dashura e tij për këtë arsye kishte vendosur ta “trembte” (siç u shpreh para gjykatës), por përfundoi duke e qëlluar me thikë në disa pjesë të trupit.

Sipas mediave greke, motra e 20-vjeçares Georgia është shprehur se motra e saj nuk ishte hera e parë që përballej me probleme nga 27-vjeçari, i cili kishte arritur në pikën e kërcënimit të saj të hapur përmes mesazheve që i dërgoi në Instagram, duke shkruar: “Unë do të të vras”. Ai madje ishte siguruar që të vihej në kontakt me ish të dashurin e saj dhe gjyshen në Lesvos, në mënyrë që të përhapte gënjeshtra të ndryshme për të:

Ai e kërcënoi atë në Instagram, ai i shkroi asaj se do ta lëndonte dhe do ta vriste. Në fakt, ai kishte lokalizuar ish të dashurin dhe gjyshen e motrës time në Greqi dhe u kishte thënë atyre shumë gënjeshtra. Unë i thashë që ta denoncoja në polici, sepse dikush si ai nuk mund të mbetet i lirë. Por ajo nuk e bëri dhe ky plan për të mos njoftuar policinë nuk shkoi ashtu siç duhet.

Sipas përshkrimeve të dëshmitarëve që panë skenën e sulmit, 27-vjeçari kishte goditur vajzën e re me grushte dhe shkelma para thikave, ndërsa kur ishte në tokë ai nxori thikën e kuzhinës dhe filloi duke e goditur atë. Në fakt, ishin të shumtë ata që i thanë policisë se para se të largohej nga vendi i sulmit, ai u sigurua të lante gjakun që kishte në duar në një burim aty pranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit