“Unë do të vras djalin”/ Zbardhet dëshmia e Eral Myftarajt: U takuam në një lokal pranë Medresesë

“Unë do të vras djalin”/ Zbardhet dëshmia…

Janë zbardhur sot më shumë detaje nga përplasja mes pronarëve të dy firmave për tenderin e zhvilluar nga Bashkia Tiranë. Kujtojmë se Eral Myftaraj u kërcënua për familjen nëse nuk do të tërhiqej nga gara për tenderi për dru zjarri. Për këtë ngjarje në pranga ranë Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç, pronari i firmës “Alcani Shpk”.

Myftaraj ka treguar se ka qenë fillimisht vetë Shaqir Alcani që i ka kërkuar të tërhiqej nga gara dhe më pas e ka telefonuar dhe djali i tij Algert Alcani, i cili punon në Bashkinë Tiranë. Erali tregon se u tha që nuk do tërhiqet nga gara, por nëse fiton firma e tyre ai nuk do ta ankimojë. Por ata vazhdonin t’i bënin presion.

Unë kam ndjekur të gjitha procedurat për konkurrimin në këtë prokurim publik dhe jam shpallur fitues. Para se të shpallesha fitues, që kur mora pjesë në këtë prokurim publik më ka kontaktuar shtetasi Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani, të cilët i njoh prej kohësh sepse kanë biznes në të njejtën fushë.

Këta shtetas janë me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë. Shaqiri më ka kontaktuar nga numri 06……… ku me ka telefonuar dhe nga numri 06……….. në Ëhatsapp, kurse Algerti nga numri 06………. Ata më kanë telefonuar tek numri im 06………. dhe kemi shkëmbyer biseda me mesazhe edhe në Ëhatsapp.

Kur aplikova në fillim, kam folur dhe jam takuar me këta shtetas dhe më kanë thënë që të tërhiqesha nga ky tender sepse donin ta fitonin ata. Unë i thashë që nuk tërhiqesha dot, por të vazhdonte procedura e rregullt dhe ligjore dhe nëse fituese do shpallej kompania e Shaqirit unë nuk do ankohesha dhe le ta fitonin ata nëse i përmbushnin kushtet ligjore dhe e meritonin”, është shprehur ai.

Më pas, kur u shpall fitues filluan kërcënimet. Ai tregon se Edmir Boçi e ftoi të takoheshin në një kafe pranë Medresesë në Tiranë. Bashkë me Louis Konomi, Edmiri i ka kërkuar që të tërhiqet dhe i ka thënë se është aty në emër të Shaqir Alcanit. Por, ndërsa Myftaraj nuk ka pranuar të tërhiqej ata i kanë thënë se do t’i vrasin djalin.

Pasi u shpalla fitues dhe konkretisht në datë 06.04.2023 më kontaktoi numri 06……….., i cili më është prezantuar si Edmir Boçi nga Manatia e Lezhës. Nuk e njihja këtë person dhe më tha që donte të më takonte. E kam takuar në një lokal në zonën e Medresesë në Tiranë, rreth orës 21:00, dhe ky shtetas ishte së bashku me një shtetas tjetër, i cili u prezantua si Louis Konomi nga Burreli dhe as këtë nuk e njihja.

Këta persona më thanë që vinin në emër të Shaqirit dhe Algertit dhe më thanë që të tërhiqesha nga prokurimi publik që unë kisha fituar. Unë i thashë që nuk tërhiqesha dot, sepse kisha fituar dhe po ta bëja këtë do kishte penalitete kompania ime, sepse kështu është ligji. Këta dy shtetas po më bënin presion duke më thënë që do kisha problem me ta nëse nuk do tërhiqesha.

I thashë që nuk tërhiqem dot dhe kështu u mbyll biseda mes nesh.Më pas të nesërmen në datë 07.04.2023 rreth orës 22:00 më telefonoi Edmir Boçi dhe më kërkoi të takoheshim sërish. Jemi takuar tek një lokal në rrugën “Don Bosco” Tiranë dhe Edmiri ishte i vetëm. Ai erdhi me një makinë Benz G-Class i hirtë. Jemi ulur aty në lokal dhe vazhdoi me të njëjtën bisedë ku më kërkonte të tërhiqesha nga tenderi.

Unë sërish i thashë të njejtën gjë që nuk tërhiqesha dot sepse do kisha penalitete financiare dhe juridike të firmës.

Pasi qëndruam gati 10 minuta, Edmiri u çua dhe iku. Pikërisht pasi Edmiri është çuar nga tavolina ku po bisedonim mua më ka telefonuar numri 06…………., i cili mu prezantua me pseudonimin “Çupja”, dhe më pas mora vesh që quhej Louis Konomi nga Burreli. Ky person më tha tekstualisht: “Me këtë që bëre që nuk u tërhoqe nga tenderi unë do të të vras djalin”.

Pas këtij episodi kam komunikuar me Algertin dhe i thashë që do mbante përgjegjësi për këto kërcënime dhe njerëzit që më kishte futur dhe Algerti më tha që sa të ishte ai gjallë nuk lejonte që unë të tallesha me babanë e tij”, ka treguar Myftaraj. Ndërsa shprehet se një pjesë të bisedave i ka me screenshot në tel.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit