“Unë e çava njërën gomë, të tjerët të ruhen nga gropat e rrugës drejt universitetit”

“Unë e çava njërën gomë, të tjerët…

Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës pranë kampusit të ri universitar në Durrës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen e saj.

Sipas tij, amortizimi i rrugës ka kaluar prej kohësh fazën e shqetësimit dhe tashmë përbën rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve. Ai rrëfen se gjatë lëvizjes me makinë i është çarë një gomë pasi ka rënë në një nga gropat, ndërsa shton se ka qenë dëshmitar edhe i një aksidenti, ku një automjet u përplas me barrierën ndarëse për shkak të dëmtimeve në asfalt.

Rruga, e cila shërben çdo ditë nga studentë, banorë dhe qindra automjete, paraqitet në gjendje të degraduar, duke vështirësuar qarkullimin dhe rritur rrezikun e incidenteve.

Në fund të denoncimit, qytetari u bën thirrje autoriteteve vendore dhe strukturave përgjegjëse që të marrin masa sa më parë për riparimin e rrugës, për të shmangur aksidente të tjera dhe dëme ndaj përdoruesve të saj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit