“Unë e vesha e para”, Kim Kardashian me të njëjtin fustan si Armina Mevlani

“Unë e vesha e para”, Kim Kardashian…

Përfundimisht vajzat me shije dhe stil vishen njësoj. Një “xing” shumë i bukur ka ndodhur së fundmi mes blogeres së njohur shqiptare Armina Mevlani dhe Kim Kardashian. Dy vajzat kanë veshur të njëjtin fustan të zi elegant me një të çarë në fund.

Ky fustan është krijim i stilistit Rick Owens. Këtë gjë e ka vënë re vetë Armina e cila ka publikuar fotot në Instastory, duke shkruar “Unë e vesha e para, Kim e veshi sot! Kjo falë krijimeve të Rick Owens!” Duhet ta pranojmë se të dyja vajzat duket shumë bukur në këtë veshje.

Në fakt, vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Armina vesh të njëjtin fustan para Kimit. Kohë më parë ato bënë “xing” me një fustan me printe zebre. Epo, jo më kot Armina është një blogere kaq e njohur dhe e suksesshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit