“Unë pajtova Stresin me Noyzi-n”, këngëtari i njohur premton: Iki nga Shqipëria nëse nuk fiton Basha

“Unë pajtova Stresin me Noyzi-n”, këngëtari i…

Mandi Nishtulla ka bërë disa deklarata të bujshme ditën e sotme, duke thënë se këngëtaret Stresi-Noizy ka qenë ai që i ka pajtuar së fundmi.

Ndër të tjera, Nishtulla ka folur dhe për politikën, dukë premtuar se nëse Lulzim Basha nuk fiton në 25 prill, atëherë ai do të largohet nga Shqipëria.

Dëshiron ti që të pajtoj Lulzim Bashën me Edi Ramën?! Unë mund te them dhe datën kur mund të bashkohen ata të dy. Këtë radhë e merr Lulzim Basha, e them më gjithë shpirt. Fitorja është e PD. Nëse nuk fiton Lulzim Basha, e them publikisht që do t’a lej shqipërinë, do iki jashtë. Shumë mesazhe i kam dërguar Ramës, jo për mbështetje, dua 1 takim të flasim pak. Unë jam si Bob Marley i Albania-s. Isha një ditë tek studio ime, si gjithmonë ne çunat e rinj e kemi qejf alkolin dhe këto gjërat e tjera, që të ecim para. I thash vetes, Mand duhet te dalësh dhe të thuash, Stresi dhe Noizy bëhuni bashkë. Sepse do më kujtoni, do ia dini të mirën e njeri-tjetrit. Jam bazuar tek kjo vlla, sepse janë rrit me njeri-tjetrin dhe ndodhi një elektricitet, kjo ndodhi sepse duhen shumë”- u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit