"Unë vi si turist, polici më gjobit se më ka rënë targa"

“Unë vi si turist, polici më gjobit…

Një qytetar ka denoncuar pranë JOQ një rast gjobe në Korçë, pasi është ndaluar nga Policia e Shtetit dhe është gjobitur me 6 mijë lekë sipas nenit 99.

Sipas tij, gjatë rrugës i ishte shkëputur targa e përparme dhe, pasi nuk kishte mjete për ta vendosur sërish në parakolp, e kishte vendosur në xhamin e përparmë të automjetit, ku pretendon se ishte e dukshme dhe e lexueshme.

Qytetari thotë se ia ka shpjeguar situatën efektivit, por në procesverbal është shënuar vetëm se ai “qarkullonte me një targë dhe nuk e kishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit”.

Ai pretendon se foto dhe video nga momenti i ndalimit tregojnë qartë situatën dhe kërkon që rasti të vlerësohet me të gjitha rrethanat.

Kush ka të drejtë qytetari apo polici?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit