UNICEF: 35 mijë shqiptarë janë zhytur në varfëri nga kriza e shkaktuar nga lufta

UNICEF: 35 mijë shqiptarë janë zhytur në…

Ndikimi ekonomik në vend nga lufta në Ukrainë do të çojë në rritjen e numrit të të varfërve me rreth 35.4 mijë shqiptarë më shumë.

Raporti i UNICEF shpjegon se nga 35.4 mijë persona që do të bien në varfëri në vend, rreth 9 mijë prej tyre janë fëmijë.

Sipas raportit, kjo rritje do të përkthehet në 743 vite të humbura shkollimi që është programi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët.

Në rajon Kosova dhe Shqipëria kanë patur numrin më të madh të rritjes së varfërisë.

Për Kososvën shifra arrin në 41.5 mijë persona.Në Serbi pritet ti shtohen listës së të varfërve 28 mijë persona, në Bosnjë 17 mijë, në Maqedoninë e Veriut 5.5 mijë, Në Mal të Zi me 913.

UNICEF po jep alarmin për pasojat e kësaj lufte dhe po u bën thirrje qeverive të ofrojnë mbështetje jashtëzakonisht të fortë për mbrojtjen sociale dhe të zbatojnë programe të ndihmës në para për familjet më të rrezikuara me fëmijë”, tha Adeline Hazan, presidente UNICEF në Francë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit