UNICEF: Mbi 1000 fëmijë vdesin çdo ditë nga uji i kontaminuar

UNICEF: Mbi 1000 fëmijë vdesin çdo ditë…

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët ( UNICEF ) ka publikuar së fundmi një raport me të dhëna të frikshme. Sipas raportit, 2 miliardë njerëz në mbarë botën  nuk kanë qasje në ujë të pijshëm.

Ndërsa një pjesë e mirë kanë burime uji të pijshëm, por në fund në shtëpitë e qytetarëve uji mbërrin i ndotur edhe pse ata nuk e kuptojnë kur e konsumojnë. Duke theksuar se shumë vende në botë kanë probleme me ujin e pijshëm, por gjendja është kritike në vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore.

“UNICEF shprehet në raport se, uji i kontaminuar dhe mungesa e infrastrukturës sanitare kanë vënë në rrezik jetën e gati 200 milionë fëmijëve në mbarë botën.

Çdo ditë, më shumë se 1000 fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga pirja e ujit të kontaminuar, mungesa e pastrimit të ujit dhe kanalizimeve, raporton UNICEF. Një total prej 190 milionë të miturve në 10 vende afrikane janë në rrezik.

Situata është më alarmante në shtetet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, më konkretisht në Benin, Burkina Faso, Kamerun, Çad, Bregun e Fildishtë, Guine, Mali, Nigeri, Nigeri dhe Somali. Shumë nga këto vende janë të rrënuara nga paqëndrueshmëria dhe konflikti i armatosur, duke e komplikuar më tej aksesin e fëmijëve në ujë të pijshëm”, thuhet në raport.

UNICEF shprehet se po punojnë me qeveritë e disa vendeve për të përmirësuar situatën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit