Unik për shëndetin, fuqia dhe roli fantastik i ujit të detit për organizmin

Unik për shëndetin, fuqia dhe roli fantastik…

Hipokrati e përdori për herë të parë fjalën talasoterapi për të përshkruar efektet kuruese të ujit të detit.

Që në kohët e lashta ai analizoi përfitimet shëndetësore prej elementëve minerale të ujit të detit.

Talasoterapi do të thotë kura me ujin e detit

Ndër përparësitë e shumta për shëndetin, zhytja në ujin e detit përmirëson funksionimin e sistemit imunitar, nxit mirëqenien e përgjithshme të organizmit dhe rregullon lëkurën.

Një zhytje në det mund të përmirësojë gjendjen e organizmit dhe shëndetin tuaj. Lexoni hollësitë që sjell AgroWeb.org për ujin e detit dhe përfitoni nga kjo verë që po vjen.

Uji i detit, mrekulli për sistemin imunitar

Uji i detit përmban elemente jetike, vitamina, minerale, aminoacide dhe mikroorganizma të gjalla që prodhojnë veprim antibiotik dhe antibakterial që kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit imunitar.

Sipas studimeve të konsultuara, përbërësit e ujit të detit përthithen dhe përdoren lehtë nga trupat tanë ndërsa ne notojmë.

Ekspertët pohojnë se noti në det hap poret në lëkurë duke lejuar thithjen e mineraleve detare. Gjithashtu noti eliminon helmet e trupit që shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit