Universiteti Bujqësor i Tiranës harxhon 24 milionë për pajisje stallash për lopët

Universiteti Bujqësor i Tiranës harxhon 24 milionë…

Universiteti Bujqësor i Tiranës duket se nuk i vë fre shpenzimeve përsa i përket lopëve të veta. Kështu, mësohet se ky institucion i drejtuar nga rektori Fatbardh Sallaku, ka organizuar një tender me objekt “F/V Pajisje për Stalla Lopësh” që mban numrin e referencës REF-83103-12-24-2020. Ky tender ka si fond limit shifrën prej 1,999,857 lekësh të reja pa TVSH.

Duke parë procedurën, shikohet se në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani e cila natyrisht edhe ka fituar. Bëhet fjalë për firmën A.G.E. CO & CO Shpk e cila ka fituar me vlerën e ofruar prej 1,959,845 lekësh të reja ose rreth 24 milionë lekë të vjetra.

Vihet re qartësisht se diferenca mes fondit limit dhe vlerës fituese është thuajse identike, më saktësisht vlera fituese është sa 97.99% e fondit limit. Ky fakt si dhe fakti që në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, e bën këtë procedurë tenderimi mjaft të dyshimtë. Me shumë gjasa këto miliona nuk do të shkojnë aspak për rehatinë e lopëve por për rehatinë e organizuesëve të tenderit./JOQ Albania

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit