Universiteti i Shkodrës nuk i bindet urdhrit të MAS: Studentët nuk do kthehen në auditore

Universiteti i Shkodrës nuk i bindet urdhrit…

Universiteti i Shkodrës ka dalë kundër vendimit të Ministres së Arsimit Besa Shahini për fillimin e mësimit në universitete.

Përmes një deklarate Asambleja e Universitetit ”Luigj Gurakuqi” ka bërë të qartë se studentët nuk do të kthehen në auditore për sa kohë ende jemi në gjendje të jashtëzakonshme.

Në deklaratë theksohet se mësimi s’mund të zhvillohet sakaq as zgjedhje nuk do të ketë deri më 23 qershor.

Lidhur me këtë vendim të universitetit të Shkodrës kanë dalë kundër disa pedagogë të Tiranës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit