Universiteti i Oksfordit nxjerr vaksinën, 90% efektive dhe me çmimin më të lirë deri tani

Universiteti i Oksfordit nxjerr vaksinën, 90% efektive…

Vaksina e koronavirusit, prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe Astra Zeneca, është mjaft efektive për të ndaluar simptomat e Covid-19.

Të dhënat e testimeve sugjerojnë një mbrojtje 70%, por kërkuesit shprehen se nëse ndryshohet doza, mbrojtja mund të jetë deri në 90%.

Këto rezultate shihen si pozitive, por vijnë pasi Pfizer dhe Moderna, kanë deklaruar se vaksinat e tyre ofrojnë mbrojtje 95%.

Nga ana tjetër, vaksina e Oksfordit është shumë më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur, sepse nuk kërkon temperatura shumë të ulëta.

Kryeministri Boris Johnson, i ka quajtur këto rezultate “fantastike” dhe “lajm jashtëzakonisht i mirë”.

Si funksionon? 

BBC shpjegon se vaksina e Oksfordit është krejt e ndryshme nga ajo e Pfizer dhe Moderna.

Kjo vaksinë, është një virus që shkakton gripin e zakonshëm, i modifikuar gjenetikisht, i cili infektonte shimpanzetë. Virusi është modifikuar, për të ndaluar infektimin tek njerëzit dhe për të ruajtur një pjesë të koronavirusit, të njohur si “proteina spike”.

Në momentin që të dhënat janë brenda trupit të njeriut, ato fillojnë të prodhojnë proteinën “spike” të koronavirusit, të cilën sistemi imunitar e sheh si rrezik dhe fillon ta luftojë.

Duket se një dozë më e ulët e vaksinës, funksionon më mirë. Edhe pse kjo është paradoksale, mendohet se arsyeja përse doza e ulët është më efektive, është fakti se sistemi imunitar e refuzon vaksinën nëse e merr në dozë të lartë.

Një tjetër teori se përse ndodh kjo, është fakti se një dozë më e ulët, është më e ngjashme dhe e imiton infektimin me koronavirus, çka sjellë një reagim imunitar më të mirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit