Ups! Djali nga Tirana e pëson keq në kafene nga masat anti-COVID, ngatërron gotën e ujit dhe e mbush me...

Ups! Djali nga Tirana e pëson keq…

E ka pësuar keq një i ri nga Tirana këtë mëngjes, kur si pasojë e masave anti-COVID që duhet të marrë çdo bar dhe kafene, ai ka mbetur i lënduar dhe për pak sa nuk është helmuar.

I riu që jetonte në zonën e “Komunës së Parisit” është ngritur këtë mëngjes dhe ka shkuar në një prej kafeneve poshtë shtëpisë së tij.

Ai ka porositur si zakonisht një kafe të shkurtër dhe një shishe ujë pa gaz, ndërsa ishte ulur dhe kishte zënë vend në tavolinën në verandë të lokalit.

Kamerjeri që e njihte klientit e përditshëm, bashkë me porosinë që ka sjellë në çast, për t’i shërbyer sa më mirë klientit, nisur edhe nga masat e marra kundër koronavirusit, i ka sjellë në tavoline edhe një shishe me alkool farmaceutik.

Këtë substancë në këtë lokal e përdorin të gjithë klientët për të dezinfektuar duart sa herë që ulen aty, ose për të pastruar tavolinat.

Por i riu që duket se ishte ende përgjumësh, duke u fjalosur me kamarierin me të cilin kishte njohje, është ngatërruar dhe e ka mbushur gotën me alkooin e shishes, në vend që të hidhje ujin.

Pa e kuptuar rrëmbimthi, i riu si për ritual e ka kthyer gotën, duke menduar se kishte ujë, por vetëm pasi ka kapërdirë një grykë, ka dhënë pallmën.

Ai e kishte mbushur gotën me alkoolin e kuq dhe kjo ka bërë që të pësojë një diegje të fortë të gojës dhe laringut.

Menjëherë kamarieri i ka sjellë ujë të ftohtë dhe ka njoftuar ambulancën, ndërsa të riut që duhet të pinte rehat kafen e mëngjesit, i kanë dalë sytë vendit nga dhimbja dhe diegja e alkoolit, si dhe është zgjuar plotësisht nga gjumi…

Prandaj bëni shumë kujdes me dizinfektantët, se edhe mund ta pësoni nga masat anti-COVID.

/Gazetaatdheu.com/  

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit